Close
Lajme

Afrohet rruga me BE-në? Rama jep lajmin

Afrohet rruga me BE-në? Rama jep lajmin
  • PublishedMay 8, 2025

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se është aprovuar për t’u hapur një tjetër grup kapitull negociatash me BE. 

Ai e bëri lajmin të ditur gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona”, u shpreh Rama.