Aksident fatal në jug: Pasagjerja humb jetën në motomjetin e një shtetasi austriak

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Borsh, ku për pasojë një grua ka humbur jetën.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarja ka përfshirë një motomjet të drejtuar nga shtetasi austriak F. P.
Pas mbërritjes së personelit mjekësor në vendngjarje, është konfirmuar se pasagjerja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.
Grupi hetimor është në terren dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./thashethemet.com