Close
Lajme

Aksidenti në Himarë, shqiptari i plagosur identifikohet: Detaje nga ngjarja

Aksidenti në Himarë, shqiptari i plagosur identifikohet: Detaje nga ngjarja
  • PublishedMay 12, 2025

Sipas detajeve të reja të zbardhura nga aksidenti i rëndë në Himarë, drejtuesi i mjetit ka qenë Dritan Kokëdhima, 61 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, shtetasi austriak 63 vjeçar është dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim të mëtejshëm. Tragjike është humbja e jetës së pasagjeres në motomjetin e austriakut, e cila nuk ka mundur të mbijetojë.

Ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Sarandës. Duke qenë se viktima ishte shtetase e huaj, trupi i saj është transportuar me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë për t’u kryer ekspertiza e nevojshme./thashethemet.com