Close
Lajme

AKU: Vezët me salmonelë, shkaku i helmimit në kopshtin e Gramshit

AKU: Vezët me salmonelë, shkaku i helmimit në kopshtin e Gramshit
  • PublishedMay 30, 2025

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se shkaku i helmimit të fëmijëve në kopshtin Nr.1 në Gramsh ka qenë prania e salmonelës në vezët e përdorura në kuzhinën e institucionit.

Nga njoftimi zyrtar i AKU-së Elbasan, rezulton se analizat laboratorike kanë zbuluar praninë e bakterit në vezë, ndërsa mostrat e marra nga mishi i pulës dhe qumështi kanë rezultuar të pastra.

Helmimi ka prekur gjithsej 16 fëmijë dhe një psikologe të kopshtit. Gjashtë prej fëmijëve janë trajtuar në spital dhe më pas janë kthyer në shtëpi për të vijuar mjekimin.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore në institucionet arsimore në vend./thashethemet.com