Alba dhe Limi krah për krah pas daljes nga Ferma VIP

Pas largimit nga spektakli Ferma VIP, Alba dhe Limi kanë publikuar foton e tyre të parë së bashku, duke konfirmuar afërsinë dhe lidhjen mes tyre. Në një InstaStory, Alba ndau një selfie ku shihet dora e Limit që i prek butësisht faqen, duke shprehur një moment intime dhe të veçantë.
Ish-konkurrentja shoqëroi imazhin me një shprehje që ajo përdorte shpesh gjatë kohës në fermë:
“Loyalty over love” – Besnikëria mbi dashurinë.
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët mezi presin të shohin se si do të evoluojë kjo lidhje jashtë kamerave./thashethemet.com
