Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulohet e vërteta

Pas largimit të Albës nga “Ferma VIP”, në media dhe rrjete sociale u përhapën shumë spekulime rreth gjendjes së saj personale, ku një nga më të përfolurat ishte lajmi se Alba mund të jetë shtatzënë. Megjithatë, gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, çifti Alba dhe Limi i kanë mohuar këto thashetheme, duke e konsideruar lajmin si të pavërtetë.
Gjatë intervistës, Alba shprehu qartë se nuk është në pritje të një fëmije, duke u shprehur se momentalisht janë përqendruar te të tjera prioritete në jetën e tyre.
Nga ana tjetër, Limi la të hapur mundësinë për një fëmijë, në të ardhmen./thashethemet.com