Alban Skënderaj pas koncertit në Milano: Ende i tronditur, nuk gjej fjalë për të përshkruar emocionet

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka ndarë ndjesitë e tij pas koncertit të jashtëzakonshëm që mbajti në arenën Forum Assago në Milano.
Përmes një postimi emocional në Instagram, ai shprehu mirënjohjen e thellë për publikun që e priti me entuziazëm dhe dashuri.
“Jam ende i tronditur dhe pa fjalë. Ndonëse fjala është forca ime, këtë herë emocionet më lanë pa to”, shkroi artisti. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit, duke i cilësuar si njerëz të sinqertë, të vërtetë dhe me zemra të mëdha.
“Ju jeni frymëzim për mua. Faleminderit është pak për gjithçka që më dhatë. Do ju jem gjithmonë mirënjohës,” shtoi ai.
Koncerti në Itali shënoi një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin muzikor të Albanit, duke treguar edhe një herë mbështetjen e fortë që publiku shqiptar në diasporë ka për të./thashethemet.com