Amber bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë binjakët Agnes dhe Ocean

Amber Heard ka surprizuar ndjekësit e saj këtë Ditë të Nënës me një lajm prekës dhe të gëzueshëm: aktorja është bërë nënë për herë të dytë, duke mirëpritur binjakë – një vajzë dhe një djalë që i ka quajtur Agnes dhe Ocean.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i “Aquaman” ndau emocionet që po përjeton si nënë e re:
“Sot ndaj me ju një nga momentet më të bukura të jetës sime – ardhjen në jetë të binjakëve të mi. Vajza ime Agnes dhe djali im Ocean po më mbushin duart… dhe zemrën me dashuri.”
Amber tregoi gjithashtu për sfidat që ka përjetuar në rrugën drejt mëmësisë, duke theksuar vendosmërinë për të ndjekur këtë rrugëtim vetëm:
“Ta përjetoj mëmësinë vetëm dhe sipas kushteve të mia, përkundër vështirësive me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse dhe më kuptimplotë e jetës sime. Jam pafundësisht mirënjohëse që pata mundësinë ta bëj këtë në mënyrë të menduar dhe të përgjegjshme.”
Amber është tashmë nënë e tre fëmijëve, duke përfshirë edhe vajzën e saj të parë, Oonagh Paige, e lindur në prill 2021. Me familjen që tashmë është rritur, ajo shfaqet më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë./thashethemet.com