Ancelotti i thotë ‘Po’ Brazilit!

Trajneri i Real Madridit pritet të japë dorëheqjen këtë verë dhe të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Brazilit. Ky veprim do ta bënte atë trajnerin më të paguar të ekipeve kombëtare në të gjithë botën.
Pas një sezoni të vështirë duket se është koha e duhur që të dyja palët të ndahen.
Brazili, i cili ka luftuar për të gjetur ritmin e tij në kualifikueset e Kupës së Botës, po i beson Ancelottit. Dhe nuk ngurron të paguajë shumë për të.

Konfederata Braziliane e Futbollit po i ofron Ancelottit një pagë afër 900,000 dollarëve në muaj. Kjo shifër që përputhet me pagën e tij tek Reali i Madridit.
Federata braziliane dëshiron që marrëveshja të përfundojë para 18 majit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ancelotti do të ishte vetëm trajneri i tretë i huaj në historinë e pasur të futbollit brazilian, dhe i pari në pothuajse 60 vjet. Le të flasim për një veprim të guximshëm nga pesë herë kampionët e botës.
LEXO EDHE: Në Itali ‘duartrokasin’ Kristjan Asllanin, pjesë e formacionit të javës në Serie A