BE gati të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë në Qershor

Komisioni Evropian do të hapë në muajin qershor të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë një konference të mbajtur në Qendrën për Studime Evropiane në Bruksel.
“Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Gjithmonë insistoj që procesi të bazohet në merita, por kemi rënë dakord ta realizojmë atë ‘martesë’ të Shqipërisë me Europën. Në qershor do të hapim një grup tjetër kapitujsh dhe kështu do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave,” u shpreh Kos.
Ajo theksoi se pas hapjes së kapitujve, faza e ardhshme do të jetë mbyllja e tyre, një proces po aq i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit.
Komisionerja veçoi Shqipërinë si një shembull pozitiv në rajon, duke vlerësuar punën e qytetarëve dhe klasës politike në avancimin e reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit./thashethemet.com