Close
Lajme

Berisha: Rama është futur në rreth të kuq

Berisha: Rama është futur në rreth të kuq
  • PublishedMay 2, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Laç, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama është “futur në rreth të kuq” dhe po “numëron ditët e fundit”.

Berisha theksoi se rezoluta e fundit e Partisë Popullore Europiane e cilëson Ramën si të lidhur me krimin, ndërsa shtoi se kauza e opozitës ka triumfuar në Valencia.

“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin. Në Valencia triumfoi kauza juaj, triumfuan idealet tuaja të lirisë, idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditje fatale Edi Rama dhe bandat e tij e kudo që shkon e ndjek si fantazmë dosja MGonigal, ka mbi supe thesin me 250 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigal. Do shkojë në burg si ai”, tha Berisha.