Close
Lajme

Berisha sulmon Ballukun: 10 mijë Euro për të larë prapanicën e makinës (Video)

Berisha sulmon Ballukun: 10 mijë Euro për të larë prapanicën e makinës (Video)
  • PublishedMay 6, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi fushatën në Berat, ku mbajti mitingun mbyllës në këtë qytet. Ai nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht u ndal te intervista e kreut të qeverisë për Ylli Rakipin. Më pas i vijoi sulmet me zv/kryeministren Belinda Balluku.

“Çfarë i thoshte mbrëmë Edi Rama gazetarit kur e pyeste, po ai inceneratori 130 milionë euro që nuk ekziston dhe paratë janë zhdukur. U djegsh në incenerator, i thoshte gazetarit. Po kush të digjet, gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje apo ai që ka vjedhur 130 milionë euro taksa tuajat. Shikoni se çfarë përgjigje jep, çfarë kurajo ka. U djegshi në incenerator ju, sikur inceneratori të ishte një gjë dhe jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione.812 mijë pensione janë 130 milionë euro. Apo tjetra. Makinën, për të larë prapanicën e makinës, 10 mijë euro në muaj. Të sëmurët vdesin për ilaçe në spitale. Ky Erioni i Beratit, ky është vëllai siamez me Veliajn e Tiranës. Këta kanë një model, vidh taksat e qytetarëve”, tha Berisha.

Kujtojmë se më 11 Maj mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri./thashethemet.com

LEXO EDHE: Rama apo Berisha? Meri Shehu parashikon fituesin më 11 Maj