“Bisha” e miliarderit izraelit ankoron në Durrës: Luks, pasuri dhe lidhja me Trump (VIDEO)

Në portin e Durrësit ka mbërritur sot një “përbindësh” detar nga bota e miliarderëve: superjahti Andromeda, që i përket biznesmenit izraelit me famë botërore, Juri Milner.
Ky jaht luksoz është i gjatë 107 metra dhe i gjerë 14.2 metra, duke e bërë një nga mjetet më madhështore që ka përshkuar ndonjëherë bregdetin shqiptar. Brenda tij, gjithçka është ndërtuar për luks absolut: nga dhomat elegante, te pishinat private dhe teknologjia e lartë.
43 marinarë profesionistë janë pjesë e ekuipazhit të përhershëm që kujdeset për çdo detaj në bord. Ndërkohë, 30 pasagjerë mund të qëndrojnë njëkohësisht në këtë “pallat lundrues”.

Por kush është Juri Milner?
Ai është një miliarder me një pasuri prej 5.9 miliardë dollarësh dhe një figurë mjaft e njohur në botën e teknologjisë dhe investimeve globale. Një detaj interesant: Milner është aksioner në një kompani imobiliare që u krijua nga vetë Donald Trump dhe menaxhohet nga dhëndri i tij, Jared Kushner.
Vizita e jahtit të tij në Shqipëri është një tjetër dëshmi se vendi ynë po hyn gjithnjë e më shumë në radarët e super të pasurve të globit. Durrësi sot s’është më thjesht një port—është një destinacion për elitën botërore./thashethemet.com