Close
Lajme

Çadrën me vete sot, si parashikohet moti

Çadrën me vete sot, si parashikohet moti
  • PublishedMay 10, 2025

Shqipëria do të ndikohet nga moti i paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Shirat do të jenë me intensitet të lartë, herë pas here në formë shtrëngatash.

Gjatë pasdites, pritet dobësim i vranësirave dhe zhvendosje e reshjeve drejt zonave lindore. Zonat e tjera do të përjetojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.

  • Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje:
    • Minimale: 7°C në Peshkopi
    • Maksimale: 28°C në qarkun e Fierit
  • Era: Nga veriu, me shpejtësi deri në 50 km/h, duke shkaktuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare./thashethemet.com