Subscribe


YouTube Channel



Web developed by

Showbiz

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, këngëtarja tregon gjininë e bebit

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, këngëtarja tregon gjininë e bebit

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pohuar shtatzëninë e saj, duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin prej kohësh në rrjet.

Dafina e ka bërë këtë njoftim nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa përmes një zemre blu lë të nënkuptohet edhe gjinia e foshnjës. Ajo dhe Kreshniku, bashkëshorti i saj, po bëhen prindër të një djali.

Këngëtarja ka ndarë gjithashtu me ndjekësit foto me barkun e rrumbullakosur, gjithashtu edhe ekon e bebes. Kujtojmë se Dafina dhe Kreshniku bënë një dasmë madhështorë në tetor të vitit të kaluar.

Postimi i plotë i këngëtares ne Instagram:

“Dua te shpreh nje falenderim te posaqem per gjithe stafin e Klinikes Amerikane Dr behar Kusari per perkushtimin e tyre dhe mbi te gjitha perkrahjen emocionale dhe mbeshtetjen ne cdo moment. Qasja e tyre profesionale ne rrugetimin me te rendesishem jetesor, eshte nje motiv per secilen femer qe te perjetoj momentet me te lumtura jetesore dhe te ndjehesh e lire te bisedosh per cfaredo shqetesimi dhe te pranosh mbeshtetje 24h nga ekipa.

Une kam vendos qe shtatzenine ta percjell ne American Clinic dr Behar Kusari sepse gjithmone kam besuar dhe e kam vertetuar se ne Kosove mund te ndjehesh e sigurte te marresht trajtimet shendetesore prandaj dhe kam vendosur qe te lind dhe djali im te kete vendlindjen ne Kosove, edhe pse kam pasur mundesi te kthehem ne Suedi dhe ta kryej.”