Dalin pamjet e festës së ditëlindjes së Luna Mari, prek me fjalët Luiz Ejlli

Çifti i njohur, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli më 30 Prill organizuan festë me rastin e ditëlindjes së parë të vajzës së tyre, Luna Mari.
Sonte ata kanë publikuar një video, ku kanë vendosur që të ndjekësit e tyre t’i ndajnë disa momente nga kjo festë.
LEXO EDHE: Vajza e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, Luna Mari mbush sot 1 vjeç
“Faleminderit nga zemra për çdo urim, çdo fjalë të bukur dhe çdo moment të ndarë nga ne. Mirënjohe pa fund”, ka shkruar ndër të tjera çifti.
Ndërkohë nuk ka munguar edhe një dedikim special për ditëlindjen e parë të vajzës nga ana e Luiz Ejllit.
“Kur të rritesh dhe ta dëgjosh këtë këngë dije se baba yt s’ka pas kurrë diçka ma t’shtrenjtë se ti. Ti je jeta jeme, Luna Mari”, thotë Luizi./thashethemet.com