Subscribe


YouTube Channel



Web developed by

Showbiz

Debatet mes Gjestit dhe Eglit, reagon Egla Ceno: Goca, larg këtyre që të trajtojnë si rreckë

Debatet mes Gjestit dhe Eglit, reagon Egla Ceno: Goca, larg këtyre që të trajtojnë si rreckë

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka reaguar në Instagramin e saj nëpërmjet një story, përsa i përket raportit të tensionuar mes Eglit dhe Gjestit, duke dhënë një këshillë të fortë për vajzat në lidhje me marrëdhëniet me meshkujt.

Në postimin e saj, ajo flet për “mashkullin që as të kap, as të lëshon”, duke kritikuar Gjestin.

Një burrë që të do, të trajton me dashuri dhe respekt! Një burrë që nuk të do, nuk të ndez iluzionin e dashurisë,” shkruan Egla.

Ajo gjithashtu e përmend dhe situatën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke thënë se nëse veprimet e Eglit ishin pjesë e një strategjie, atëherë ia ka dalë më së miri, por shpreh edhe dyshimet e saj.