Debati i plotë/Debat televiziv i Arlind Qorit dhe Fiori Dardhës: Nuk më jepet koha televizive kryesore, interesi i oligarkëve!

Fiori Dardha: “Sepse ju keni thënë që në mediat kryesore në vend, unë nuk kam qenë i ftuar dhe për hir të së vërtetës dua të tregohem shumë e sinqertë me ju, vërtetë media nuk është e përkryer, zoti Qori por, ama, kritika juaj nuk ishte krejt e drejtë. Pse? Të nesërmen isha shumë kurioze dhe kam bërë biseda me kolegët e mi, Xhoi Malësia, edhe Dafina Hysën, për të parë se sa herë ishit i ftuar ju në Top News dhe më rezultoi që kishte minimalisht gjashtë apo shtatë intervista tuaja.
Arlind Qori: “Shumë e drejtë, shumë e drejtë.”
Fiori Dardha: “Në këtë studio, brenda një harku kohor prej dy muajsh. Në 4 Nëntor, pra, nuk mund të thoni që media nuk më ka dhënë hapësirën e duhur. Keni qenë në Top News, që duke lënë modestinë mënjanë ka një vizibilitet të jashtëzakonshëm. Apo nuk e kishit për Top News? Për kë?
Arlind Qori: “Një sekondë. Se edhe uroj shumë që të mos, se unë kam respekt për ju, të mos përgjigjeni si Blendi Fevziu, që gati më rrahu në studio, që do më lejoni 60 sekonda…”.
Fiori Dardha: “Nuk kam dorë, ju siguroj.”
Arlind Qori: “60 sekonda pa ndërprerje, dakord? Pastaj mund të komentoni ju. Është e vërtetë që unë kam marrë ftesa të vazhdueshme nga Top News dhe ju falënderoj, dhe ju kam falënderuar sa herë më keni ftuar në studio, mirëpo Top News nuk ka të njëjtin impakt si Top Channel”.
Fiori Dardha: “Top Channel dhe Top News ka të njëjtit pronar”.
Arlind Qori: “Po mirë më dakord.”
Fiori Dardha: “Është e njëjta media, Top Media, dhe kanë të njëjtën linjë editoriale për censurimin tuaj apo të dikujt tjetër dhe nuk ka ndodhur asnjëherë.”
Arlind Qori: “Po mirë, a mund të vazhdoj?”
Fiori Dardha: “Jo, nuk ju pres pak, sepse ju thoni Top Channel nuk është njësoj si Top News.
Arlind Qori: “Unë ju pyeta m, po dakord?
Fiori Dardha: “Është e njëjta media, është e njëjta media, është top media…”.
Arlind Qori: “A mund të vazhdoj ju lutem?
Fiori Dardha: “Ka të njëjtët pronar dhe ju keni qenë i ftuar vetëm në muajin Tetor, dy herë nga kolegia ime, Sidorela Gjoni, në Top Channel po për shkak të angazhimeve, nuk e keni të patur.
Arlind Qori: “Do më lini 60 sekonda?”
Fiori Dardha: “Tani po.”
Arlind Qori: “Ah, faleminderit. Atëherë Top Channel është televizion shumë më i shikuar se Top News në këndvështrimin tim. E dyta, censura është dhe relative. Të ftojmë tek kategoria e dytë, që të mos ftojmë tek kategoria e parë. Unë kam marrë në muajin Nëntor një ftesë nga gazetarja Sidorela”.
Fiori Dardha: “Po, kolegia, po, Shqipëria Live”.
Arlind Qori: “E kemi lënë kështu. Unë nuk kam pas mundësi atë ditë dhe kemi rënë dakord për të nesërmen, që do më ftonte. Nuk është përsëritur ftesa të nesërmen. Kjo është e vetmja ftesë në një vit e tetë muaj në Top Channel dhe do t’ju jap dhe një fakt tjetër për të treguar se thatë në fillim, mund të mos jeni ju aq i rëndësishëm. Do marr shembullin e koleges suaj në Top Channel, Grida Duma, që ka bërë një mision për çështjen e pensioneve, pra në Nëntor në valën e protestave, kur Edi Rama më sulmonte mua. Më kupton? Zonja Duma bëri një emision për pensionet. Dakord? Ftoi disa pensionistë dhe ftoi edhe përfaqësues të partive politike. Ju mendoni që ftoi ndonjë përfaqësues të “Lëvizjes Bashkë” që po organizonte protestat? Jo. Ftoi zotin Shabani që një zot e di ç’duhej aty.”
Fiori Dardha: “Problemi juaj paskërka qenë të kapni prajmin, se po flasim si në Big Brother”.
Arlind Qori: “Zonjë, kjo nuk është çështja ime, kjo është çështja e kauzës dhe e faktit që kur nuk ftohet…”.
Fiori Dardha: “…dhe nuk mund të tregoheni selektiv, sepse këtu programet kanë të njëjtën rëndësi dhe ju siguroj që drejtuesit e Top Medias i japin të njëjtën rëndësi çdo figure që del në Top dhe nuk po mbroj median ku unë punoj, çdo figure që del në Top Media, si në Top News, ashtu edhe në Top Channel dhe ju siguroj që nëse do të kishte censurë, duke qenë se janë të njëjtët pronarë, ju nuk do të ishit duke biseduar me mua sot këtu”.
Arlind Qori: “Po mirë m ta thashë dhe njëherë, censura është edhe relative, është edhe inteligjente, dakord? Dhe unë po ju them, prej Majit të vitit 2023”.
Fiori Dardha: “Po mund të jetë edhe paranojë.”
Arlind Qori: “Po mirë m, mirë, mund të jem i çmendur unë. Dakord, s’ka problem.
Fiori Dardha: “Jo, jo, nuk ju thashë të çmendur, jo.”
Arlind Qori: “Dakord, ju jeni lulja e gazetarisë si institucion, pa diskutim.”
Fiori Dardha: “E thashë që në krye të herës, ne nuk jemi të përkryer, por ama, disa fakte duhen thënë”.
Arlind Qori: “Moj zonjë, tani unë kam respekt për ju personalisht.”
Fiori Dardha: “Faleminderit, edhe unë gjithashtu”.
Arlind Qori: “Po do doja shumë që të mos merrnit mbi supet tuaja faje që janë shumë më të mëdhenj se juve, kanë të bëjnë me sistemin mediatik dhe oligarkik në Shqipëri, dakord?
Fiori Dardha: “Se unë nuk marr përsipër të bëj, le të themi, avokati në këtë rast. Unë flas me fakte, si gazetare dhe gazetarët besoj, ju e dini…”.
Arlind Qori: “Fatkeqësisht, po me tone më të buta, fatkeqësisht, po me tone më të buta, po përsëritet diskutimi im me Blendi Fevziun, dakord? Që unë përpiqem të them një të vërtetë strukturore, përpiqem të bëj dhe një kritikë të ndershme të institucionit ku jam këtu dhe ju praktikisht po më thoni, meqë ke ardhur këtu, meqë të kemi ftuar këtu, mbyll gojën dhe mos thuaj atë që mendon.”
Fiori Dardha: “Nuk e thashë në asnjë moment”.
Arlind Qori: “Do më lini hapësirën, të them atë që mendoj, dhe unë po ju them si strukturë dhe pastaj kjo përsëritet në të gjitha televizionet, sidomos televizionet e mëdha, duke nisur nga televizioni juaj për mendimin tim, nuk mbulohen çështjet, të gjitha çështjet që kanë interes publik dhe ka një, po themi, tentativë censure, ose absolute, ose relative, ku vjen puna tek përfaqësuesit e këtyre ideve dhe po ju them dhe një herë, në këtë televizion prej Majit 2023 deri tani në Janar të vitit 2025, flasim për televizionin Top Channel unë nuk kam qenë asnjëherë i pranishëm dhe i vetmi rast ku kam pasur ftesë, nuk, si të thuash, ka arritur në?
Fiori Dardha: “Top Media nuk ka asgjë në adresën e Arlind Qorit dhe “Lëvizjes Bashkë”.
Arlind Qori: “Ore, e zëmë se vajta unë një herë. E zëmë se nuk do kisha mësim atë ditë dhe do kisha shkuar te emisioni i Sidorelës. Do bëhej një dalje në një vit e tetë muaj. Më kupton? Nuk është çështja tek unë më si person. Nuk ka rëndësi, mos më ftojë mua. Fto një përfaqësues tjetër të Lëvizjes Bashkë dhe mbi të gjitha, kjo nuk e heq fare atë që thashë pak më herët, që në emisionin kryesor politik të Top Channel-it, zonjës Duma, është bërë një debat për pensionet dhe partia që po i drejton pensionistët në protesta, nuk ka zë në studio.”
Fiori Dardha: “Nuk e vendosni ju skalitën, e vendos autorja e emisionit.
Arlind Qori: “Po nuk e vendos unë moj zonjë. Unë mendoj që e vendos oligarkia dhe pushteti politik, këtë po them.
Fiori Dardha: “Me këtë mendësi ftesën për të ardhur në breaking sot, kush jua bëri?
Arlind Qori: “Ju ma bëtë, moj zonjë, patjetër dhe po ju them që kritika ime nuk është ndaj…”.
Fiori Dardha: “Jo, ky është problemi pra që Top Channel dhe Top News janë e njëjta media. Është Top Media, ka të njëjtët pronarë dhe po ia u them në konfidencialitet edhe në sy të publikut që unë kontratën time të punës e kam nënshkruar me zonjën Lori Hoxha.”
Arlind Qori: “Bravo i qoftë. Po s’ka fare rëndësi kjo, rëndësi ka që kemi një televizion të dorës së parë dhe një aneks të televizionit të dorës së parë. Ky është perceptimi im. Tani ju thoni që janë dy televizione, njëlloj të fuqishme. Top News dhe Top Channel janë të dy njëlloj të fuqishme”.
Fiori Dardha: “Pa diskutim, pa diskutim, pa diskutim.”
Arlind Qori: “Le të na gjykojnë ata që na shohin.
Fiori Dardha: “Gjithsesi, ta ndryshojmë temën, të flasim pak politikisht. Mirëmbrëma Eva, nesër e kam agjendën shumë të ngjeshur. Mund ta lëmë të enjten nëse ju bëhet edhe ju mbarë?”
Arlind Qori: “Po, mbaroi aty komunikimi. Unë i them ta lëmë të enjten? S’ka më fare. Nuk ka më fare. Unë i them mund ta lëmë të enjten? Nuk ka më fare”.
Fiori Dardha: “Po tani ka dhe një agjendë emisioni.”
Arlind Qori: “Moj zonjë, edhe një herë…”.
Fiori Dardha: “Sidorela Gjoni ka agjendën e saj në emision. Nuk mund të jetë në dispozicion të agjendës së Arlind Qorit”.
Arlind Qori: “Vetëm në Nëntor kemi pasur një komunikim me zonjën dhe kemi një vit e tetë muaj dhe më lejoni t’ju them diçka nuk është fare etike që mesazhet private. Jo jo, dakord, i keni lexuar publikisht. Edhe një herë mesazhe private se e di çfarë ka bërë? Unë ju thashë të njëjtën gjë. Fakti që ju keni lexuar mesazhe private tani dhe është shumë e rëndë. E di pse? Sepse askush, askush, askush nesër, me zonjën Sidorela apo me ju, nuk do të këmbejë mesazhe nga frika se ju do e nxirrni”.
Fiori Dardha: “Mos e kini këtë merak, mos e kini këtë merak, sepse mesazhet janë për çështje pune dhe nuk ka asgjë për të fshehur.
Arlind Qori: “Edhe një herë. Një komunikim privat, një komunikim privat që është fiks, ashtu siç thashë unë juve e nxorët publike. Dakord m, është përgjegjësia juaj. Unë s’do e nxirrja kurrë, kaq po ju them.
Fiori Dardha: “Unë e kuptoj që njeriu edhe duhet të grindet në jetë, sepse edhe unë jam natyrë e tillë që herë pas here krijoj edhe situata, thjesht edhe për të për t’u çliruar ndonjëherë dhe ndoshta kjo mund të jetë një situatë…”.
Arlind Qori: “Se kam qejf grindjen. Do bëni psikologen ndaj meje? (qesh)
Fiori Dardha: “Por grindjet nuk është se ju kanë munguar”.
Arlind Qori: “Kundër të vërtetës është çdo pushtet ekonomik, politik dhe mediatik”.
Fiori Dardha: “Dhe pa na paragjykuar, unë ju them në emër të Top News pa diskutim, por edhe të Top Medias, që derën e keni gjithmonë të hapur, siç e keni patur gjithmonë të hapur, ndaj kërkova që mos të paragjykohemi.”
Arlind Qori: “Le ta vendosin qytetarët për të shkuarën dhe le ta shohim bashkë në të ardhmen.”
Fiori Dardha: “Do rrojmë e do shohim.”/thashethemet.com