Close
Sport

Degjeneron situata në klubin e njohur, dy futbollistë sherr në stërvitje

Degjeneron situata në klubin e njohur, dy futbollistë sherr në stërvitje
  • PublishedMay 2, 2025

Wolfsburg po kalon një situatë delikate jo vetëm në renditje, por edhe në klimën që ka përfshirë ekipin.

Trajneri i skuadrës, Ralph Hassenhuttl ka pranuar se gjatë stërvitjes së të martës ka ndodhur një incident fizik mes futbollistëve Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura.

Ekipi gjerman ndodhet në vendin e 12në Bundesligë duke mos gjetur ritmin e duhur. Kjo po reflektohet edhe në marrëdhëniet mes lojtarëve.

“Njëri nga lojtarët e kaloi cakun dhe kjo nuk është e pranueshme. Pasojat do të ketë. Është e rëndësishme që të dy të kërkojnë falje, ta pranojnë ndëshkimin dhe të ecin përpara si ekip”, deklaroi trajneri.

Sipas raportimeve të mediumit gjerman “Kicker”, iniciatori i përleshjes ishte Mohammed Amoura.