Demokracia shqiptare në fokus: OSBE përgëzon SPAK dhe votën e diasporës

Përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka vlerësuar me nota pozitive punën e SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore në Shqipëri.
Në një deklaratë zyrtare, ai theksoi se përveç ndjekjes penale, veprimtaria e SPAK ka pasur edhe një efekt frenues, duke ndihmuar në uljen e tentativave për manipulim zgjedhor.
Gjithashtu, OSBE shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet shqiptare dhe përfaqësuesit e zgjedhur, me qëllim forcimin e demokracisë dhe shërbimin ndaj interesit publik.
Një tjetër element i theksuar nga përfaqësuesi i OSBE ishte përfshirja e votës së diasporës, të cilën ai e cilësoi si një arritje të rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe një hap të qartë drejt rritjes së pjesëmarrjes qytetare./thashethemet.com