Dënohet me tre burgime të përjetshme Dan Hutra, autori i masakrës së 1 Marsit në Tiranë

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar Dan Hutrën me tre burgime të përjetshme. Ai vrau me armë zjarri tre gra: Mevlute Sadikun, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin, pak kohë pasi kishte dalë nga burgu.
Hutra do të qëndrojë përjetë në burg për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Dan Hutra është autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave më 1 mars 2023 në Tiranë. Edhe para kësaj ngjarjeje, ai ishte i njohur për policinë.
Një nga viktimat ishte edhe ish-gruaja e tij. Ai ishte dënuar më parë për një vrasje të ndodhur në vitin 2007 në Kukës, ku kishte vrarë bashkëshorten.
Hutra nuk ka shfaqur pendesë për asnjërën nga këto ngjarje. Ai ka pranuar se i ka kryer me vetëdije./thashethemet.com