Close
Lajme

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë: Oraret që do të bllokohen, shmangni këto rrugë

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë: Oraret që do të bllokohen, shmangni këto rrugë
  • PublishedMay 10, 2025

Sot, në kuadër të “Giro d’Italia”, zhvillohet etapa e dytë e garës ndërkombëtare të çiklizmit në Tiranë. Për këtë arsye, Policia ka marrë masa të rrepta sigurie dhe ka ndaluar qarkullimin dhe parkimin në disa akse kryesore të qytetit nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Po ashtu, kufizime të aksesit do të aplikohen edhe në disa zona të blloqeve të banimit, sidomos në rrugët lidhëse me “Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”.

Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e këtyre kufizimeve, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të garës.

Giro d’Italia: Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00

Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.

Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00./thashethemet.com