Subscribe


YouTube Channel



Web developed by

Showbiz

Drilon Rama fiton Big Brother Vip Kosova 3

Drilon Rama fiton BBVK3
Screenshot

Drilon Rama u kurorëzua si fituesi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, duke rrëmbyer zemrat e publikut me qetësinë dhe forcën e tij të karakterit.

Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Driloni doli triumfues, duke fituar çmimin e madh të këtij spektakli.

Në fjalën e tij pas fitores, Driloni falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për mundësinë për të ndarë udhëtimin e tij me gjithë ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova”.

Në treshen e fundit, Driloni ishte bashkë me Xhenetën dhe Vullnetin, teksa Sara ishte ajo e cila zuri vendin e pestë dhe Xuxi vendin e katërt.

Çmimi i madh për fituesin e “Big Brother VIP Kosova” është 200 mijë euro, por Driloni pritet të mos e marrë të plotë për shkak të disa penalizimeve që kanë marrë gjatë lojës.