Dy gëzime në një ditë: Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen

Sot shënohet një ditë e veçantë për çiftin e njohur të ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, të cilët festojnë së bashku ditëlindjen e tyre.
Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, si dhe regjisori i talentuar, ndajnë të njëjtën datë lindjeje, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë dhe simbolik për historinë e tyre personale.
Në rrjetet sociale, urimet dhe mesazhet e dashurisë për çiftin kanë qenë të shumta, si nga ndjekësit ashtu edhe nga figura publike, duke treguar edhe një herë vlerësimin dhe dashurinë që gëzojnë Arbana dhe Eduarti në publik.
Në një postim të ndjerë, Osmani ka uruar partnerin e saj me fjalët:
“You rock my world, happy birthday my love.”
Ky mesazh përforcon edhe më shumë imazhin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të harmonishme mes tyre. Por sa vjeç kanë mbushur Arbana dhe Eduarti në këtë ditëlindje?
Arbana Osmani sot ka mbushur plot 42 vjeç, ndërsa Eduart Grishaj 36 vjeç. Edhe pse kanë një diferencë moshe të madhe dyshen nuk e ka penguar të lindë një dashuri mes tyre e më pas të formonin një familje.