E refuzoi në Big Brother, G Bani dhe Valbona bashkohen me njëri-tjetrin

G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 4, të cilët u dukën se disa herë ishin gati të nisnin një romancë mes tyre. Por kjo gjë që nuk ndodhi kurrë brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Duket se gjërat kanë ndryshuar jashtë saj. Këngëtari i njohur dhe gazetarja kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila është bërë virale.
LEXO EDHE: G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri
Ata shfaqen së bashku dhe në fund i japin një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit.
Kjo gjë ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e fansave, duke lënë të hapur mundësinë të një bashkimi të tyre, kësaj radhe si një çift.