Subscribe


YouTube Channel



Web developed by

Lajme

“Turizmi është kali ynë i betejës”, Rama flet në Davos

“Turizmi është kali ynë i betejës”, Rama flet në Davos

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli në Forumin Ekonomik Botëror që u zhvillua në Davos, në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”

Në panelin e moderuar nga  Richard Quest nga CNN International, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Turizmit në Arabinë Saudite dhe komisioneri për turizmin në KE, u diskutuan mënyrat sesi të lehtësohet turizmi.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria po përjeton zhvillim të jashtëzakonshëm të turizmit.

Edi Rama: Turizmi për ne është diçka e re që po ndërtojme dhe po shohim zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspekteve. Nga malet deri te propozimi i Kushner për të ndërtuar deri te kompanitë e mëdha që duan të ndërtojnë port. Turizmi është kali ynë i betejës. Në të gjitha renditjet e botuara, shihni që vendet kryesore janë Arabia Saudite Shqipëria dhe Katari./thashethemet.com