Close
Lajme

Edi Rama voton me “katunaren” e tij në Surrel (VIDEO)

Edi Rama voton me “katunaren” e tij në Surrel (VIDEO)
  • PublishedMay 11, 2025

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare 2025.

Kryeministi Rama ka votuar në qendrën e votimit “Ymer Lala” në zonën e Surrelit

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët respektoi heshtjen zgjedhore, ku tha se tashmë ka mbetur pa u thënë vetëm fjala e popullit.

“Besoj që e vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim se çfarë do të thotë populli”, është shprehur Rama.

Më pas nuk mungoi edhe një përshëndetje për fshatin e tij, Surrelin, ku tha se ishte bashkë me katunaren e tij, duke iu referuar bashkëshortes Linda Rama.

“Katuni jonë ju përshëndet, ju përshëndet, katuni jonë. Ja ku jemi, ulini duart, se është heshtje zgjedhore. Ky është katuni jonë, unë me katunaren time këtu. Ja dhe katunari tjetër këtu, ja dhe katunari tjetër, ja dhe katunari i vogël këtu. Të gjithëve i urojmë një ditë fantastike nga katuni jonë. Surrel quhet“, tha Rama./thashethemet.com