Egli Tako rikthehet me projekt muzikor, vjen në bashkëpunim surprizë

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Egli Tako, është gati për një rikthim të fortë në muzikë. Këngëtarja ka paralajmëruar projektin e saj më të ri, i cili këtë herë vjen në bashkëpunim me artistin Sergio.
Lajmi është ndarë nga vetë Egli në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit dhe një fragment të këngës. Ajo ka lënë të kuptohet se ky projekt do të jetë ndryshe nga gjithçka ka sjellë më parë.
Të dhënat për datën e publikimit dhe titullin e këngës pritet të bëhen publike së shpejti, ndërsa fansat e dyshes janë të entuziazmuar për bashkëpunimin e tyre të parë./thashethemet.com
