Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve që do të ndryshojë skenën

Eurovision Song Contest 2025 do të sjellë një ndryshim të papritur në mënyrën e shpalljes së finalistëve.
Sipas dokumentarit të transmetuesit zviceran SRF, tashmë do të shpallen tre shtete së bashku dhe vetëm njëri prej tyre do të kalojë në finale.
LEXO EDHE: Sondazhet zbulojnë renditjen e Shqipërisë në Eurovision 2025
Ky ndryshim ka për qëllim të shtojë emocionin dhe tensionin gjatë spektaklit, duke krijuar më shumë show për shikuesit.
Sistemi i ri do të testohet në provat gjenerale të gjysmëfinales së parë më 12 maj dhe do të shikohet me interes nëse do të aplikohet edhe gjatë transmetimit live./thashethemet.com