Close
Lajme

Familja që u kthye në skenë horrori! Vajza, nëna dhe dashnori vrasin babain (Video)

Familja që u kthye në skenë horrori! Vajza, nëna dhe dashnori vrasin babain (Video)
  • PublishedJuly 26, 2025

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike ne Fier. Emanilda Rama, vajza 26-vjeçare nga Frashëri i Fierit, e cila vrau babain e saj, Anesti Rama, zbulohet se kishte një lidhje intime me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, lidhje kjo që sipas hetimeve është bërë edhe arsyeja kryesore e një krimi makabër që tronditi opinionin publik. Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ekzekutuan me dhunë babanë e saj, Anesti Rama, në banesën familjare.

Sipas hetimeve, Emanilda fillimisht e goditi babanë në organet gjenitale, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa Çlirim Dogani e mbajti viktimën nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Dyshohet gjithashtu se gjatë krimit janë përdorur mjete të forta dhe mjete prerëse. Në momentin e ngjarjes ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e viktimës, e cila jo vetëm që nuk e ndaloi vajzën, por dyshohet se ka ndihmuar për të fshirë gjurmët e gjakut dhe për ta paraqitur vrasjen si aksidentale.

Krimi u zbardh falë përgjimeve telefonike, ku Emanilda komunikonte me Çlirim Doganin pas ngjarjes. Policia e Fierit arrestoi fillimisht Emanildën dhe më pas edhe Doganin, ndërsa një ditë më parë është vënë në pranga edhe nëna e saj për bashkëpunim në fshehjen e provave. Hetimet vijojnë për të sqaruar në detaje motivet dhe dinamikën e plotë të këtij krimi tronditës.