Close
Sport

Fati i Berat Gjimshitit në “erë”, oferta marramendëse refuzohet

Fati i Berat Gjimshitit në “erë”, oferta marramendëse refuzohet
  • PublishedJune 22, 2025

Klubi i Al Rajan në Doha është gati të paguajë shifra të jashtëzakonshme për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitin, duke kërkuar për të dytën verë radhazi transferimin nga Atalanta. Për Atalantën është propozuar një ofertë rreth 10-12 milionë euro, që do të ishte e vështirë për t’u refuzuar për shumicën e klubeve.

Por situata ndryshon ndjeshëm me largimin e trajnerit Xhampiero Gasperini dhe ardhjen e Ivan Juriç në pankinën bergamase. Sipas mediave lokale, Atalanta ka vendosur të mos pranojë ofertën nga Katari, duke e konsideruar Berat Gjimshitin si një element kyç për mbrojtjen e skuadrës në sezonin e ardhshëm, ku do të jenë pjesë e Ligës së Kampioneve.

Klubi i kërkon Gjimshitit që të qëndrojë dhe të vazhdojë rolin e liderit në prapavijë, edhe pse rrezikon ta humbasë atë me parametër zero nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës./thashethemet.com