Close
Showbiz

“Futesha në tualet dhe qaja”, Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ në Big Brother

“Futesha në tualet dhe qaja”, Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ në Big Brother
  • PublishedMay 3, 2025

Gerta Gixhari rrëfeu në një intervistë emocionet e përjetuara në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo tregoi se e merrte malli për familjen, por për t’iu fshehur kamerave, futej në tualet dhe qante.

Gerta foli edhe për incidentin që pasoi me zarf të zi, kur i hodhi Gjestit shampanjë në sy.


LEXO EDHE: Olta Gixhari “mbyll gojët e liga”, poston foton për Gertën. Ja çfarë thotë


“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë dhe tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh, historitë e bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur. Nga ana tjetër e gjithë situata me Gjestin është marrë më shumë seriozisht nga banorët e tjerë, duke hyrë në këto grackat e vogla dhe provokimet e vogla që bënte.

Unë i konsideroja si lojëra fëmijësh, ndërsa fëmijët i morën shumë seriozisht, e ndaj ai doli në fund ai që doli. Ata nuk kishin mundësi që t’ia kthenin. Unë do preferoja që të qëndronim te lojërat e Gjestit dhe jo te serioziteti i tij si lojtar. Dhe kjo ishte e bukura te Gjesti, lojërat. Për çështjen e shampanjës, ishte jo që unë të bija në provokimin e Gjesti, por duke qenë se ai luante në këtë mënyrë, edhe unë luajta. Unë doja ta ktheja në lojë, nuk u nisa për ta lënduar”, u shpreh ajo.

E pyetur për eksperiencën e saj në Big Brother, Gerta Gixhari e cilësoi si të “paharrueshme”./thashethemet.com