Gerta Gixhari rikthehet në Top Channel, ja ku do ta shohim

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP, Gerta Gixhari do të rikthehet sërish në ekran, këtë herë si pjesë e “Goca dhe gra” në Top Channel. Ajo do të largohet nga RTSH për t’u bashkuar me panelin e moderatoreve në këtë emision të njohur.
Ende nuk është konfirmuar se kush do jenë moderatoret e tjera që do ta shoqërojnë Gertën këtë sezon. Nga ana tjetër, Einxhel Shkira pritet të marrë një pauzë nga televizioni pasi është në pritje të ëmbël.
Gerta ishte një nga konkurrentet më të komentuara në edicionin e katërt të BBVA, ku arriti deri në gjysmëfinale. Shumë ndjekës e konsideruan atë si një finaliste të mundshme, falë dinamizmës së saj në lojë./thashethemet.com