Close
Showbiz

Gjesti nervozohet në skenë pas një gabimi të DJ-it (VIDEO)

Gjesti nervozohet në skenë pas një gabimi të DJ-it (VIDEO)
  • PublishedMay 12, 2025

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, reperi Gjesti ka nisur një turne koncertesh në trevat shqiptare. Gjatë një mbrëmjeje në një nga klubet më të njohura në Linz, Austri, ai u pa i tensionuar në skenë, pas një momenti të papritur gjatë performancës.

LEXO EDHE: U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, ndryshohet vendimi: Luiz Ejlli i pafajshëm

DJ-i personal i tij, Gimbo, vendosi në sfond këngën “U Halite”, e cila nuk është interpretuar kurrë në koncert nga Gjesti. Kjo këngë i kujton një periudhë të vështirë dhe depresive të jetës, për të cilën ai ka folur më herët në “Big Brother VIP Kosova” dhe Albania.

LEXO EDHE: Sara “e fshiu” nga jeta e saj, reagon ashpër Drilon Rama!

Edhe pse u vu re nervozizmi i tij, Gjesti nuk reagoi ashpër. Pas disa minutash pauzë, atmosfera u rikthye kur DJ Gimbo vendosi hitin “HMM”, me mbi 22 milionë klikime në YouTube. Reperi e tejkaloi situatën dhe vazhdoi performancën, por momenti mes tij dhe DJ-t nuk i shpëtoi syrit të publikut./thashethemet.com