Close
Lifestyle

Gruaja humbi 38 kg vetëm duke hequr dorë nga pijet energjike

Gruaja humbi 38 kg vetëm duke hequr dorë nga pijet energjike
  • PublishedJuly 7, 2025

Një nënë 30-vjeçare nga SHBA ka rrëfyer se ka “rikthyer jetën e saj” pasi humbi plot 38 kilogramë duke hequr dorë nga pijet energjike dhe duke ndjekur një stil jetese të ri me ndihmën e aplikacionit Simple.

Danielle Broadway, nënë e tre fëmijëve, thotë se nuk kishte si qëllim të dobësohej me çdo kusht, por thjesht të ndihej më mirë me shëndetin e saj. Ajo përshkruan se ndihhej vazhdimisht e fryrë, kishte shpesh probleme me stomakun, lëkurën dhe nuk ndihej mirë në përditshmëri.

Gjithçka ndryshoi kur zbuloi agjërimin periodik përmes aplikacionit Simple – një platformë që udhëheq përdoruesit drejt një jetese më të shëndetshme, pa dieta të rënda apo kufizuese.

“Ditët e para ishin të vështira sepse trupi im pësoi një tronditje, por receta e aplikacionit më ndihmuan shumë. Brenda 5 muajsh humba 19 kg, hoqa dorë plotësisht nga pijet energjike dhe ndihesha për herë të parë me energji natyrale,” rrëfen Danielle.

Aplikacioni Simple përdor inteligjencë artificiale dhe ofron ndihmë të personalizuar përmes një asistenti virtual, ushtrime ditore, regjistrim ushqimi dhe këshilla për agjërim. Përdoruesit mund të përfitojnë aktualisht 60% zbritje me kodin REACH60.

Danielle shton se ky ndryshim i madh nuk ndodhi brenda natës, por ishte një proces i vazhdueshëm:

“Ky stil jete ndikoi pozitivisht në çdo aspekt të jetës sime. Fitova vetëbesim, mora kohë për veten dhe u ndjeva për herë të parë në kontroll të plotë të jetës time.”

Simple ka marrë vlerësime shumë pozitive në Trustpilot, me përdorues që e quajnë “të lehtë, praktik dhe motivues”. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur – disa e kanë quajtur aplikacionin “të ngarkuar me shumë funksione” ose “të vështirë për t’u kuptuar”.

Përveç Simple, aplikacione të tjera si Lifesum dhe MyFitnessPal janë gjithashtu të njohura për ndjekjen e dietës dhe stërvitjes.

Kujdes: Ky rrëfim është një përvojë personale dhe nuk përbën këshillim mjekësor. Rezultatet mund të ndryshojnë. Konsultohuni me mjekun tuaj përpara çdo ndryshimi në stilin e jetesës.