Close
Lajme

Habia në zgjedhje, kandidatët që nuk votuan as për veten (EMRAT)

Habia në zgjedhje, kandidatët që nuk votuan as për veten (EMRAT)
  • PublishedMay 17, 2025

Me 11 Maj 2025, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku u evidentua një fenomen aq sa shqetësues edhe qesharak: një numër i konsiderueshëm kandidatësh për deputetë nuk morën asnjë votë, madje as nga vetë ata.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në këtë kategori bien 49 kandidatë nga tre parti të ndryshme politike.

Në krye të listës qëndron Aleanca Demokracia e Re, me numrin më të madh të kandidatëve pa asnjë votë. Pas saj renditen Lëvizja Atdheu dhe Djathtas për Zhvillim. Ky fakt tregon mungesën jo vetëm të mbështetjes nga zgjedhësit, por edhe mungesën e përfshirjes dhe angazhimit të vetë kandidatëve në procesin zgjedhor.

Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi seriozitetin dhe përgatitjen e kandidatëve, si dhe mbi efektivitetin e mekanizmave të partive politike për të garantuar përfaqësim real dhe legjitimitet në Parlament.

Aleanca Demokracia e ReLëvizja AtdheuDjathtas për Zhvillim
Arjana XamoEmanuela HerringtonMarcela Demo
Isa GoleciMargo LotiFestim Qazimi
Gëzim BylykuIbrahim XhepmetajHersa Muda
Edmond ÇibaBaftjar LilaGridi Oseku
Flavio YmeriMirsie RrugejaEzmir Durresi
Roland GjikaHana TafaEvisa Myftari
Bajram HidaAmbara Lino
Enes HidaVigan Karkini
Gentijan LilaSpartak Laçka
Leandro MujaRedi Mustaj
Armando ToprraMirdan Sala
Indira ToskaEris Uka
Rebi Korkuti
Natalia Ndreu
Ergys Rrapi
Artur Ymeraj
Maksim Vlashi
Altana Pisku
Kristjana Shuli
Ylvie Qinami
Anisa Zuna
Meghi Bisholla
Dorjan Kotorri
Argjend Kurti
Jona Lekaj
Gazmir Mancilaj
Minir Najtellari
Sonila Topi
Laert Vlashi
Defrim Kuka
Drita Xhengo