Close
Uncategorized

Habit Daniela Shima: Mbesa flet me vëllain tim të vdekur

Habit Daniela Shima: Mbesa flet me vëllain tim të vdekur
  • PublishedMay 4, 2025

Daniela Shima ka habitur jo pak me rrëfimin e saj për jetën. Ish-banorja e Ferma Vip tregoi se i vëllai ka qenë dragua.

Ai ndërroi jetë në moshë të re ndërsa sipas asaj që i është treguar Danielës, ai kishte flatra.

Gjatë një interviste në Vizion Plus, ajo tha se i vëllai është një engjëll që e mbron gjithë kohës. Daniela tha se mbesa e saj ka aftësinë që të bisedojë me të. Madje ajo thotë se mbesa flet edhe me të ëmën e saj të vdekur, por nuk tregon asgjë.

Pjesë nga intervista e Daniela Shima

Daniela Shima: Unë kam një engjëll, më mbron gjithë kohës. Unë ndoshta nuk e shoh, por e ndjej që është me mua gjithandej. Më ka ndodhur një rast, ishte aksham. Shkoj te varrezat. Fatmirësisht ishin dhe dy-tre njerëz të ndryshëm me mua. Një ndër to dhe një hoxhë. Duke komunikuar me mua nuk e kuptova se çfarë donte të më thonte, vetëm më tha, pse të ra trupi ty? Vetëm unë e ndjeja atë ndjesi që u këputa nga njëri krah. I them, po ti nga e pe. E di ti tha ta shohësh me sytë e mi çfarë shoh në krahun tënd, do mrekulloheshe. Kthehem e kontrolloj veten, më kap paniku, çfarë ndodhi. Pse nuk më shfaqet edhe mua, ta shoh dhe unë, se mbesa e madhe, vajza e motrës, është fëmijë me dhunti. Ajo i shikon, ajo komunikon me të. Nuk na i tregon, asgjë nuk tregon.

Komunikon me njerëz që nuk jetojnë më?

Daniela Shima: Po, me vëllain. E sheh mamin, por zakonisht më shumë kontakt ka me vëllain. Ia kanë dhënë asaj kontaktin. Edhe ime më para se të ndërronte jetë kishte kuran nga këto të vegjlit, e lexonte dhe I rishfaqej djali para syve, fliste me të. Gjatë 10-vjeçarit që vëllai kishte ndërruar jetë ne kemi bërë një shtëpi të vogël, se ai kërkonte një shtëpi se thoshte më lag shiu. Te ajo shtëpi, mamit iu dha dhunti të shikonte qiriun edhe vinin njerëz, nga gjithë Shqipëria se djali I dilte në ëndërr çdo njeriu që kishte nevojë dhe u thoshte hajdeni te shtëpia ime se ju shëroj unë. Është akoma dhe kësaj dite ajo shtëpi. Ajo shtëpi është te varrezat. Është një dhomë e mbuluar vetëm çatinë e ka të hapur që ai të dalë dhe të hyjë. I thërret njerëzit që ai do./thashethemet.com


LEXO EDHE: E refuzoi në Big Brother, G Bani dhe Valbona bashkohen me njëri-tjetrin