Hati e TikTok-ut konfirmon ndarjen: Vendimi ishte i imi…

Influencerja e njohur Hatixhe Brika, e njohur nga ndjekësit si Hati, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga bashkëshorti i saj Jashar Stojku.
E ftuar në një intervistë me Dalina Buzin, Hati tregoi se ndodhet në proces divorci, por theksoi se ndihet mirë dhe në paqe me veten.
Edhe pse nuk preferoi të jepte shumë detaje rreth kësaj periudhe të jetës së saj, ajo ndau një mesazh të fortë:
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe Zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash,” tha ajo.
Hati shtoi se vendimin për ndarje e kishte marrë vetë, dhe se ka pasur mbështetjen e plotë të familjes.
“Vendimi ka qenë i imi. Edhe familja do lumturinë time. Përderisa më shohin që jam e qetë dhe e lumtur, edhe ata janë të lumtur,” u shpreh ajo./thashethemet.com