Close
Lajme

“I thashë Noizyt…” Stresi kunj në mitingun e PD, tregon doktorin e zemrës (VIDEO)

“I thashë Noizyt…” Stresi kunj në mitingun e PD, tregon doktorin e zemrës (VIDEO)
  • PublishedMay 9, 2025

Reperi Stresi, i është bashkuar mitingut përmbyllës së PD-së në Tiranë, ku nuk ka kursyer ironitë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

“Nga ky shesh e di që Erion Veliaj po më sheh atje me shokët e vet, a po dukem bukur?”, u shpreh Stresi, ndërsa të pranishmit brohoritën të gjithë.

LEXO EDHE: “Rrushe ku je ti”, Edi Rama gjen fallxhoren. Plas gallata në Fier (Video)

Më tej Stresi tha se kishte paralajmëruar shokun e tij, Noizy-n, se ishte në partinë e gabuar, pasi ai iu bashkua fushatës së PS.

“Dhe i thashë shokut im, Noizy, je në partinë e gabuar vëllai im!”, tha reperi, ndërsa i shprehu kreut të PD-së, Sali Berisha mbështjen e tij. “Doktor, je doktor i zemrës sime!”, tha Stresi./thashethemet.com