Close
Sport

Interi kalon në finalen e Champions League, Barcelona eliminohet pas 7 golave

Interi kalon në finalen e Champions League, Barcelona eliminohet pas 7 golave
  • PublishedMay 7, 2025

Interi është kualifikuar për në finalen e Champions League pas një ndeshjeje të çmendur dhe me shumë përmbysje ndaj Barcelonës, e cila përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të skuadrës italiane. Takimi i vlefshëm për gjysmëfinalen e dytë, ishte dramatik dhe spektakolar. 

Skuadra e Simone Inzaghit e nisi vrullshëm dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave, pasi shënuan Lautaro dhe Çalhanoglu. 

Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi duke barazuar me golat e Garcia dhe Olmo. Dominimi i skuadrës katalanase vazhdoi dhe në minutën e 87-të, Raphinha realizoi golin e tretë për Barcelonën, duke përmbysur përkohësisht rezultatin në 3-2.

Megjithatë, Interi riktheu ekuilibrin në sekondat e fundit me një gol të Francesco Acerbit, për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Golin e katërt dhe të fitores për italianët e shënoi Frattesi. 

Me këtë fitore, Interi siguron finalen e madhe dhe synon trofeun. Kundërshtari i zikaltërve në finale do të jetë fituesi i çiftit PSG-Arsenal.