Close
Showbiz

“Jemi porti i njëri-tjetrit”, Eroldi dhe Diola shijojnë dashurinë në “mes të detit”

“Jemi porti i njëri-tjetrit”, Eroldi dhe Diola shijojnë dashurinë në “mes të detit”
  • PublishedJuly 5, 2025

Biznesmeni i njohur kosovar, Erolld Belegu, ka ndarë së fundmi në Instagram një fotografi të ngrohtë dhe romantike me partneren e tij, nutricionisten e njohur Diola Dosti. Çifti shfaqet buzëqeshur në një jaht luksoz, në mes të detit, ku Erolldi shoqëron foton me fjalët:
“Në mes të detit, jemi porti i njëri-tjetrit.”


LEXO EDHE: Përlot Delinda Disha, rrëfen dhimbjen që fshihet pas buzëqeshjes


Ky postim ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, duke rikthyer vëmendjen te çifti që ka qenë prej kohësh në qendër të mediave rozë. Diola, e njohur për stilin e saj të jetesës dhe këshillat nutricionale, dhe Erolldi, një nga emrat më të spikatur në botën e biznesit dhe jetën publike në Kosovë, duket se po shijojnë një verë të qetë dhe plot dashuri.