Jennifer Lopez i përgjigjet komenteve për pamjen e saj: Nuk është për vëmendje, por për…

Jennifer Lopez ka reaguar ndaj komenteve seksiste që e akuzojnë se ruan pamjen e saj për vëmendje, duke shpërndarë një postim sfidues në Instagram për vetëdashurinë.
Ylli 55-vjeçar, e cila kohët e fundit konfirmoi se po përgatitet për një verë të “lirë dhe të lumtur” pas ndarjes nga Ben Affleck, publikoi disa foto nga përditshmëria e saj si beqare glamuroze. “MAJ 2025,” shkroi ajo krahas imazheve ku shfaqej në studio, në skenë dhe me fustan veror.
Ajo ndau gjithashtu një citat frymëzues që theksonte se shumë gra e ruajnë pamjen për veten, jo për të tjerët. “Disa prej nesh thjesht duam të dukemi mirë gjithmonë, për veten tonë,” thuhej në citat.
Në komentet e postimit, fansat e mbështetën fuqishëm, duke e shpallur vitin 2025 si “vitin e J.Lo”.
Artistja ka zbuluar se këtë verë do të rikthehet në tur pas gjashtë vitesh, duke nisur me performancën në WorldPride në Washington, ku do të shoqërohet nga binjakët e saj Emme dhe Max. Më pas ajo nis turneun “Up All Night Live” më 4 korrik në Egjipt.
Kujtojmë se vitin e kaluar ajo anuloi koncertin e saj veror për t’u fokusuar te familja. Dy muaj pas kësaj, ajo kërkoi divorcin nga Ben Affleck, duke përfunduar përfundimisht një histori dashurie që nisi dekada më parë dhe u rikthye në 2021./thashethemet.com