Kemi një Papë të ri, njihuni me Leonin e XIV

Nuk u desh shumë. Pas vetëm katër raundeve të Konklavës papnore, kardinalët ranë dakord shpejt për emrin e ri që do të zëvendësojë Papa Françeskun. Tymi i bardhë doli në oxhakun e Kapeles Sistine për të njoftuar se këtë rol e mori kardinali Robert Francis Prevost, i cili do të njihet si Papa Leoni XIV.
Papa Leoni XIV është amerikan dhe është 69 vjeç. Ai ka lindur në Çikako. Ati i ri i Shenjtë ka shërbyer në shumë vende të botës si pastor. Në vitin 2023 ai u emërua nga i ndjeri Papa Françesku si kardinal.
Në po të njëjtin vit, Françesku e vendosi Prefekt të Dikasterit të Peshkopëve, një rol i rëndësishëm që i rriti profilin si kandidat për papë pas vdekjes së Françeskut.
Papa Leoni XIV është në këtë mënyrë papa i 267 e njëkohësisht i pari amerikan.

“Paqja qoftë me ju”, tha ai në fjalën e tij.
Papa është kreu i Kishës Katolike mbarëbotërore dhe gjithashtu shërben si kreu i shtetit, ose sovran i shteteve papale.
Selia apostolike e Romës u themelua nga Shën Pjetri dhe Shën Pali në shekullin e parë. Papati është një nga institucionet më të qëndrueshme në botë dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore.
Në kohët e lashta papët ndihmuan në përhapjen e krishtërimit dhe ndërhynë për të gjetur zgjidhje në mosmarrëveshje të ndryshme doktrinore./thashethemet.com