Close
Sport

Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid firmos me mbrojtësin e Spanjës

Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid firmos me mbrojtësin e Spanjës
  • PublishedMay 17, 2025

Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Dean Huijsen nga Bournemouth. “Los Blancos” kanë nënshkruar me të një kontratë 5-vjeçare, duke paguar 60 milionë euro për shërbimet e futbollistit.

Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Dean Huijsen, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030.”/thashethemet.com