Kosova e pafat, humb ndeshjen në tavolinë

Kosova ka humbur gjyqin në KAS, që e kishte kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka publikuar vendimin në ditën e sotme. UEFA, përveç sanksioneve, i dha fitoren 3 me 0 në tavolinë Rumanisë.
“Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin ndeshjen. Paneli vendosi që FFK-ja dhe federata rumune ishin përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi mbështetet”, shkruhej ndër të tjera për vendimin e marrë.
“Dardanët” braktisën ndeshjen në nëntorin e kaluar, pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë. Kapiteni Amir Rrahmani mori vendimin për të tërhequr ekipin nga fusha asokohe, pikërisht kur luhe minuta e 90-të e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve.
UEFA po ashtu sanksionoi rumunët me gjobë të majme 128 mijë euro për thirrjet raciste. Ndërkohë që edhe u mor vendimi për t’i mbyllur stadiumin me një ndeshje.