Close
Showbiz

Kriza pas skenës: Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?

Kriza pas skenës: Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?
  • PublishedMay 25, 2025

Ndërsa Dafina Zeqiri po përgatitet të përjetojë një nga momentet më të rëndësishme të jetës — ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë — duket se jo gjithçka po ecën qetë në prapaskenë.

Pas përfundimit të turit muzikor dhe vendimit për të marrë një pauzë nga skena për t’iu përkushtuar mëmësisë, ndryshime të mëdha janë vënë re edhe në ekipin e saj artistik.

Burime pranë “Prive” bëjnë me dije se marrëdhëniet mes anëtarëve të ekipit kanë pësuar krisje serioze, që kulmuan me largimin e menaxherit të saj shumëvjeçar, Pëllumbi, si dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë. Ky ndryshim është tashmë i dukshëm edhe në rrjetet sociale, ku Dafina dhe ish-menaxheri nuk ndiqen më reciprokisht.

Zërat prapa kuintave flasin për tensione mes Pëllumbit dhe bashkëshortit të këngëtares, Kreshnikut, të cilat mendohet se kanë ndikuar në këtë ndarje të bujshme. Edhe pse asnjë palë nuk ka bërë ende një deklaratë publike, fakti që bashkëpunimi i gjatë – që zgjati gati një dekadë – ka marrë fund, nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat dhe mediat.

Dafina, e njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të fokusohet te familja në këtë fazë të ndjeshme. Ajo mbetet një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, dhe publiku pa dyshim do të vijojë ta mbështesë në çdo hap të saj.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të riformatohet ekipi i saj pas kësaj ndarjeje dhe çfarë do të sjellë faza e re në karrierën e saj pas pushimit të pritshëm./thashethemet.com