Kylie Jenner zbulon si arrin të qëndrojë “normale” mes famës dhe lidhjes me Timothée Chalamet

Pavarësisht famës globale dhe statusit si miliardere, Kylie Jenner thotë se ka arritur të mbetet “normale” falë miqve të vjetër dhe familjes së saj. Në një intervistë për Dazed, 27-vjeçarja theksoi se rrethi i ngushtë dhe jeta private e pandryshuar janë sekreti për të ruajtur balancën.
“Kam të njëjtët miq që kam pasur gjithmonë, familja ime është e njëjtë, dhe kjo më ka ndihmuar të mbetem po ajo Kylie. Kur takoj njerëz të rinj, shpesh më thonë sa normale jam,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, Kylie së fundmi u bë virale pasi postoi një video me humor në Instagram pas shfaqjes me të dashurin Timothée Chalamet në një ndeshje basketbolli. Videoja ishte një skenë nga Sex and the City, që lidhej në mënyrë ironike me pasionin e Timothée për Knicks.
Fansat shpërthyen në komente: “Kylie është super funny!”, “Kjo është ajo Kylie që na ka munguar,” dhe “Timmy dhe Kylie janë duo ikonike.”
Sipas burimeve për Us Weekly, dyshja po kalon shumë kohë bashkë dhe janë thuajse duke bashkëjetuar. “Ajo është shumë e lumtur dhe ndihet e lehtësuar që lidhja u bë publike,” tha burimi./thashethemet.com
