Close
Showbiz

Labinot Tahiri shpërblen një punëtor, Mozzik reagon me një mesazh thumbues?

Labinot Tahiri shpërblen një punëtor, Mozzik reagon me një mesazh thumbues?
  • PublishedJune 26, 2025

Labinot Tahiri ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të një punëtori që kryente punë të rënda, duke e shpërblyer me 1000 euro dhe duke e ftuar për drekë në restorantin e tij personal. Këngëtari tha se e ka mbajtur premtimin dhe theksoi se është gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.

Por ky veprim nuk ka kaluar pa reagime. Mozzik ka postuar një mesazh që është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Labit:

“Bëje të mirën dhe gjuaje në det – jo për t’u kthyer, por se ashtu ta thotë zemra. Sepse e mira s’është peshk që e hedh për ta zënë prapë, por bekim që e lëshon pa pritur duartrokitje. Kush e reklamon të mirën, s’e ka bërë për hir të saj – por për veten, për lavdinë, për pëlqimet. E vërteta e bamirësisë është heshtja, jo ‘story’-t.”

Edhe pse dikur kishin raporte të mira, duket se mes dy artistëve ka ndodhur një krisje. Megjithatë, arsyeja mbetet ende e paqartë./thashethemet.com