Lamine Yamal befason turistët, përgjigja epike e 17-vjeçarit (Video)

Lamine Yamal, talenti i jashtëzakonshëm i Barcelonës dhe një nga emrat më të përfolur në botën e futbollit, ka tërhequr vëmendjen sërish – këtë herë jashtë fushës së lojës.
Pas një darke me miqtë në një restorant në Barcelonë, 17-vjeçari u afrua nga një grup turistësh që i kërkuan t’u bënte një foto. Ajo që e bëri momentin të veçantë ishte fakti se askush prej tyre nuk e njohu menjëherë lojtarin.
Kur e pyetën se si quhej, Yamal me një buzëqeshje në fytyrë u përgjigj: “Ryan”. Megjithatë, shakaja nuk zgjati shumë. Njëri prej turistëve e njohu dhe momenti u kthye në një moment të ngrohtë dhe gazmor.
Pasi bëri foton, Yamal la përshtypjen e një djali të thjeshtë dhe modest, duke treguar se, përveç talentit në fushë, ai mbetet një shembull i sjelljes edhe jashtë saj./thashethemet.com
What’s your name?
— Lamine Yamal Xtra (@Yamal_Xtra) May 9, 2025
🎙️ Lamine Yamal: "Rayane" 😂❤️ pic.twitter.com/IvPnSFqHGm