Lavrov: Qëllimi i Rusisë nuk është vetëm një armëpushim me Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, deklaroi gjatë një takimi me Klubin Diplomatik se Moska nuk është e interesuar për një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, por për një zgjidhje afatgjatë që garanton paqe të qëndrueshme. Sipas tij, kjo kërkon adresimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit.
Lavrov theksoi se qëndrimi i Rusisë nuk kufizohet në ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por në ndërtimin e një procesi të qëndrueshëm paqeje që do të parandalojë rikthimin e konfliktit.
Ai shtoi se nuk është e pranueshme të ketë prezencë ushtarake të huaj në territorin e Ukrainës dhe se kapacitetet ushtarake të këtij vendi janë një aspekt vendimtar në negociata./thashethemet.com